Protesta e tensionuar në Rrugën e Kombit, bëri që Pikë kalimi kufitar Vërmicë-Morinë të mbyllet, duke pamundësuar hyrjen e automjeteve në Shqipëri.
Por, pas ndërprerjes së protestës në të cilën u lënduan disa persona, tashmë të gjitha automjetet mund të qarkullojnë lirshëm.
Kështu të paktën ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për lajmi.net.
“Ju njoftoj se sot me datën 31.03.2018 rreth orës 15:00, nga autoritetet shqiptare është hapur PKK Vermice – VKK Morine dhe automjetet mund te v qarkullojnë lirshëm për Shqipëri”, ka thënë Kelani.
Ky kufi u mbyll të paktën për 3-4 orë, pas eskalimit të protestës në Rrugën e Kombit.
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...