Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation), kryesuar nga znj. Sarah H Olmstead, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për ta vazhduar përkrahjen e tyre për Republikën e Kosovës.
Kryeministri Hoti falënderoi përfaqësuesit e MCC-së për mbështetjen financiare, si dhe theksoi zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin sa më optimal dhe transparent të këtyre projekteve, pasi që Republika e Kosovës ka nevojë imediate për zhvillim dhe stabilitet ekonomik./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...