Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas lajmeve në Beograd rreth dyshimeve për tërheqjen e njohjes nga Guinea Bissau. Kjo Ministri thotë se ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e Republikës së Guinea-Bissau-t në Bruksel, që mban datën 24 Janar 2018 nëpërmjet të cilës është ri-konfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, vendim ky që ishte marrë nga ish-Presidenti i këtij shteti, Sh.T.Z. Malam Bacai Sanhá, me datën 10 Janar, 2011.
Ky ishte konfirmim zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Ministria e Punëve të Jashtme e ka shpërndarë të njëjtin dokument tek mediat vendore me 2 Shkurt, 2018 andaj çdo rënie pre e fushatës së egër propagandistike dhe të lajmeve të rreme serb është e papranueshme, joprofesionale dhe në kundërshtim me interesin nacional të vendit për të forcuar subjektivitetin dhe integrimin ndërkombëtarë.
Bashkëlidhur, e gjeni Notën Verbale zyrtare

Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...