Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij në Qeverinë e Kosovës. Vetë Aliu e ka konfirmuar dorëheqjen me anë të një letre zyrtare.
Zëvendësministri në detyrë, Hysen Durmishi, tha se ky është një vendim personal i Aliut dhe nuk lidhet me çështje të brendshme të partisë.
“Nuk kam çfarë të them për këtë çështje, është vendim personal i Liburnit”, tha Durmishi, duke shtuar se Aliu nuk është as në Kryesinë e Vetëvendosjes, e nuk është as deputet, pasi sipas tij, “nuk ka dashtë të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes”, tha ai.
I pyetur nëse kjo mund të ketë ndikuar në dorëheqje, Durmishi u përgjigj se nuk ka informacione konkrete dhe se lajmin e ka marrë përmes mediave.
LEXO EDHE:
Liburn Aliu jep dorëheqje nga posti i Ministrit pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?