Drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë Bastri Lenjani thotë se shumë shpejt Kosova rrezikon të mbetet pa mjek dhe infermier për shkak të emigrimit kryesisht në Gjermani. Sipas një hulumtimi të mëhershëm të Federatës Sindikale të Shëndetësisë me studentë të mjekësisë, 73 për qind e të anketuarve kanë shprehur gatishmërinë për të ikur jashtë Kosovës, shkruan sot Gazeta “”
Drejtori i Qendrës më të madhe Emergjente në vend Basri Lenjani ka dhënë alarmin se shumë shpejt Kosova rrezikon të mbetet pa mjek.
Sipas tij, Kosova po i shkollon kuadrot shëndetësore, përkatësisht mjekët dhe infermierët dhe në fund po ia dorëzon Bashkimit Evropian, ku po emigrojnë për paga më të mira dhe trajtim më të mirë institucional, shkruan më tutje , raporton Zëri
Qindra mjekë dhe infermierë nga Kosova është raportuar se deri më tani janë punësuar kryesisht në Gjermani, ku po paguhen gati dhjetëfish më shumë se në vend.
Paga e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 600 euro, ndërsa specializantët e shëndetësisë marrin më pak se 500 euro e infermierët nuk i marrin as 400 euro.
Në Gjermani është raportuar se specializantët e shëndetësisë i marrin rreth 4000 euro në muaj, përderisa specialistët marrin edhe më shumë./ Zëri/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi