Pas shpalljes së rezultateve përfundimtarë gjatë ditës së sotme nga KQZ, dhe më pas certifikimit të tyre, Kuvendi i Kosovës duhet që sa më parë të thërras seancën e parë, ku do të bëhet betimi i deputetëve, të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të del në votim ekzekutivi.
Njohës i çështjeve politike dhe kushtetuese, Mazllum Baraliu ka sqaruar për portalin arbresh.info procedurën që duhet ndjekur për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë.
Ai ka thënë se menjëherë pas certifikimit të rezultateve, duhet thirrur seanca e parë ku dhe do të hedhet në votim formimi i qeverisë.
“Kuvendi sa ma parë duhet të thërras seancën. Duhet të merren rezultatet e certifikuara nga KQZ dhe deputete duhet të shkojnë dhe ta bëjnë verifikimin e mandatit si deputet, pastaj të caktohet seanca fillestare e para, ku aty bëhet betimi i deputetëve, formohen grupet parlamentare, zgjedhet kryetari i Kuvendit dhe mandej ta kërkoj mandatarin për qeveri, grupimin më të madh politik, “është shprehur Baraliu.
Sipas Baraliut, mandatari që ka marrë më së shumit vota që pretendon se ka minimumin 61 vota, atëherë i drejtohet presidencës për formimin e qeverisë.
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfudnimisht bënë të ditura rezultatet e koalicioneve dhe partive politike të zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 11 qershorit./arbresh.info/
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës