Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi Ambasadorin Orlando për mbështetjen e përhershme të Italisë për vendin tonë, si dhe pohoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë me Italinë edhe në të ardhmen, transmeton arbresh.info.
Hoti e njoftoi ambasadorin Orlando për prioritetet e qeverisë së re të Kosovës, ndër të cilat veçoi luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Po ashtu, ai tha se Qeveria e Kosovës është tërësisht e përkushtuar për forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, rritjen e punësimit, zhvillimin e tregut të lirë etj.

Ndërsa, Ambasadori Orlando, duke e uruar Kryeministrin Hoti për detyrën e re, tha se Italia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe në përpjekjet e saj për t’i përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, thuhet në njoftimin për media/arbresh.info/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli