Banorët e rrugës “Brigada 153” në Hajvali, të cilët prej kohësh po përballeshin me ndërprerje të energjisë elektrike në një fazë të rrjetit, sot kanë marrë furnizim të rregullt me energji.
Kështu kanë konfirmuar për mediumin Arbresh.info nga zyra për informim nga KEDS.
Ndryshe, qytetarët e kësaj zone kishin raportuar se ndër vite janë përballur me të njëjtin problem, duke akuzuar KEDS-in për mosrritje të kapaciteteve dhe duke theksuar se kjo situatë u kishte shkaktuar dëme dhe vështirësi, përfshirë edhe për bizneset lokale.
Në një përgjigje për Arbresh.info, KEDS kishte sqaruar se problemi nuk ishte mungesë totale e energjisë, por ndërprerje në një fazë të rrjetit, e shkaktuar nga mbingarkesa dhe reagimi i ndërprerësit të Tensionit të Ulët.
Sipas njoftimit të fundit, ekipet e KEDS-it kanë qenë sot në terren dhe kanë ndërhyrë për rregullimin e defektit, duke bërë që furnizimi me energji elektrike të rikthehet dhe të stabilizohet për konsumatorët e kësaj zone./Arbresh.info
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait