Pas Albin Kurtit është Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës që është përfshirë në debatin e hapur në Kosovë pas deklaratës së Edi Ramës lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
“Le ta dinë Presidentë a Kryeministra se shteti i Kosovës as nuk është bërë e as zhbëhet me deklarata e opinione. Gjithashtu duhet ta dinë, se as kufijtë e Kosovës nuk ndryshohen e as ricaktohen me deklarata e opinione. Edhe për shtetin edhe për kufijtë ka vendosur populli që i ka mbrojtur”. I falënderojmë të gjithë ata që janë solidarizuar me të drejtat e liritë e popullit tonë në kohë të vështira!”, është shprehur Krasniqi, ndonëse nuk e ka përmendur nominalisht Ramën në reagimin e tij.
Një ditë më parë gjatë takimit me Haradinajn, Rama i kërkoi Kryeministrit të Kosovës që të hiqte dorë nga qëndrimi i tij në kohën kur ishte në opozitë dhe të zgjidhte çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja