Pas aksionit të Policisë së Kosovës, e cila mbylli objektet ku punonin disa nga institucionet paralele serbe në veri të Kosovës, në urën kryesore në Mitrovicë janë parë autoblinda të Karabinierëve.
Përveç karabinierëve aty shihen edhe vetura të Policisë së Kosovës.


Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ( e premte) në Leposaviq është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.
Siç njofton policia nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore,
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të premten në veri të Kosovës, ku ka mbyllur pesë objekte të komunave ilegale në veri të vendit.
Siç njofton policia, gjatë aksionit janë konfiskuar dokumentacione, pajisje teknologjike dhe dëshmi relevante që ndërlidhen me aktivitetet ilegale, të ushtruara nga strukturat ilegale në këto objekte, shkruan Arbresh.info
Po ashtu Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave policore në një operacion të ndarë në objekte përcjellëse të spitalit në Mitrovicë veri, gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar; një xhaketë ushtarake, një çantë krahu, disa fishek me rrethatore, dy thika dhe mbështjellës/këllëf të armës së gjuetisë.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...