Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar nisjen e një hetimi lidhur me mënyrën e dhënies në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.
Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i këtij rasti, Admir Shala, i cili në një deklaratë për media tha se bastisjet janë duke u zhvilluar në disa lokacione të ndryshme, përfshirë institucione shtetërore dhe kompani private.
Ai sqaroi se bastisjet dhe kontrollet po kryhen në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe me autorizim përkatës për ndërmarrjen e veprimeve nga Policia e Kosovës.
“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore, hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike jemi në fazën e hetimit jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë kërkesë të Prokurorisë Speciale po ashtu me autorizimin tonë policia me ne është duke ndërmarrë të cilat veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit konkret. Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione, ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësore, Agjencia e Veteranisë dhe lokacioni i veterinarisë së kompanisë përfituese”, ka thënë ai.
Ai theksoi se për momentin nuk mund të jepen më shumë detaje, pasi hetimet janë në fazën fillestare dhe po zhvillohet grumbullimi i informacioneve me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim