Në shenjë nderimi për pesë viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi dje në magjistralen Duhël-Suharekë, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shpallur të hënën ditë zie në këtë qytet.
“Si kryetar komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushëllime. Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim. Si kryetar komune do të marrë vendim që dita e varrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës”, ka shkruar ai në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.
Familjen Sadikaj e kanë ngushëlluar krerët e institucioneve të vendit.
“Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje.
Kryeparlametari Kadri Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje. Veseli ka kërkuar nga Policia e Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik.
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...