Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se është bërë identifikimi i mbetjeve mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci, pas 26 vjetësh.
Ai figuronte në Listën e Personave të Zhdukur që nga periudha e luftës në Kosovë.
Në njoftimin për media thuhet se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka informuar zyrtarisht familjen Tahiraga mbi rezultatet e procesit të identifikimit.
“Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh solidaritet dhe mbështetje të sinqertë familjes Tahiraga, duke shpresuar që ky identifikim t’u sjellë sadopak lehtësim pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj