Për herë të parë që nga viti 1998, sot është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”, e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.
“Ipeshkvi Theodosius dhe priftërinjtë dhe besimtarët u mblodhën në tempullin e papërfunduar me rastin e festës së Ngjitjes së Zotit.
Pas shërbimit dhe prerjes së tortës së festës, Peshkopi Teodosije tha se arsyeja e tubimit të sotëm në Prishtinë ishte lutja dhe se ishte gjëja më e mirë që mund t’i ofronim Zotit”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/


ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...