Partitë popullore evropian përkrahin qeverisjen Kurti-LDK, bëhet e ditur në një email që posedon KosovaPress.
Në një komunikim zyrtar të një deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, bëhet e qartë se partitë popullore evropiane, përfshirë edhe Doris Packun, i japin përkrahje ndërtimit të qeverisë nga Albin Kurti dhe Lidha Demokratike e Kosovës.
Në komunikim theksohet edhe artikulli i botuar në “Züricher Zeitung” me Titullin “Mjaft më me lordët e luftës”.
Eurodeputetët po ashtu janë të interesuar të mësojnë edhe emrat e deputetëve të zgjedhur për në Parlamentin e Kosovës.
Në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dal i pari, por nuk ka numrat e mjaftueshëm të formojë qeverinë, e dyta ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa në pozitën e tretë radhitet koalicioni LDK-AKR-Alternativa.
Shembet ndërtesa në veriun e Libanit, 5 të vdekur
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...