Kërkesa e Listës Serbe që ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit me kusht që ta përkrahë formimin e Qeverisë së re nuk po përkrahet nga drejtuesit e partive kryesore politike në vend si dhe nga analistët.
Kjo çështje, siç thonë ata, është e rregulluar me Kushtetutë, e jo me kërkesa të grupeve të caktuara politike.
“Kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë, e jo me kërkesa specifike të asnjë grupi”, ka thënë për “Zërin” Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së.
Përndryshe, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Kuvendit i takon partisë apo koalicionit që ka marrë më së shumti vota në zgjedhje, në këtë rast koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN).
Edhe zëdhënësi i lëvizjes “Vetëvendosje”, Shkodran Hoti, ka thënë se shumica shqiptare nuk duhet t’u nënshtrohet kushtëzimeve të Listës Serbe.
GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhje...
Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet të prano...
Nisin punimet për efiçiencë energjetike në banesat sociale n...
Parashikimi i motit për sot
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...