Gjatë kësaj jave presidenti Hashim Thaçi synon t’i bëjë bashkë kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, si dhe liderët e partive të tjera politike për ta formuar ekipin negociator për dialogun me Serbinë.
Megjithatë, partitë politike vazhdojnë ta konsiderojnë Thaçin të papranueshëm si negociator
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar se në fillim të kësaj jave do t’i takojë liderët institucionalë dhe ata partiakë për ta themeluar ekipin negociator të Kosovës, ekipin strategjik dhe komisione të tjera për dialogun me Serbinë.
Megjithatë, partitë politike shprehen të rezervuara rreth kësaj çështjeje.
Përveç partive opozitare, i pari i Kosovës nuk e ka as mbështetjen e partnerit të koalicionit, të Nismës Socialdemokrate, shkruan më tutje “Zëri”.
Ndërkohë që përfaqësues të shoqërisë civile thonë se arritja e konsensusit dhe ndërtimi i një platforme për dialogun është i domosdoshëm për vazhdimin e fazës finale.
Sipas tyre, para se të shkohet në takimin e radhës në Bruksel Kosova duhet ta ketë platformën e saj dhe ta dijë se çka dëshiron të arrijë nga procesi i dialogut.
Kreu i shtetit të premten raportoi në mbledhjen e Qeverisë lidhur me takimin e parë të fazës finale, që nisi para një jave.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...