Partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor.
Kryetari i partisë, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se sipas rezultateve zyrtare, kjo parti ka siguruar gjithsej 4,845 vota. Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se çdo votë përbën përgjegjësi dhe motivim për vazhdimin e punës politike.
“Në emër të partisë sonë, falënderojmë të gjithë qytetarët që morën pjesë në zgjedhje dhe që na besuan votën e tyre. Çdo votë e shohim si përgjegjësi personale dhe si konfirmim se puna jonë ka kuptim dhe mbështetje nga qytetarët,” ka deklaruar Rashiq në një postim në Facebook.
Ai shtoi se partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” do të vazhdojë të jetë zë i qytetarëve që kërkojnë jetë dinjitoze, siguri dhe perspektivë më të mirë në Kosovë.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...