Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti sot zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte liberalizimi i vizave për Kosovën, lufta kundër krimit të organizua, parandalimi dhe luftimi i terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm. Njofton kumtesa ministrore.
Me këtë rast, ministri Hyseni falënderoi Wieland për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian po i ofron Kosovës, në veçanti në rrugën e saj në procesin e integrimit evropian.
Kurse, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Wieland vlerësoi progresin në Kosovë dhe ka ofruar vazhdimin e përkrahjes në lidhje me agjendën evropiane të Kosovës.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për proceset tjera aktuale që po ndodhin në Republikën e Kosovës.
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...