Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi që i njëjti ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë gjatë tërheqjes së një veture e cila ishte e parkuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Po ashtu, në Vushtrri, njësiti policor derisa ishte në vendin e ngjarjes lidhur me një rast, dy shtetas të Kosovës dhe një i huaj nën ndikimin e alkoolit, kanë penguar zyrtarët policorë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media