Parashikimi i motit për sot në Kosovë

07:20 | 19 Dhjetor 2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të ketë mot relativisht i qetë dhe me ngrica, ndërsa nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës.

“Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten aktive edhe për ditën e mërkurë.Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ngrica, ndërsa nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në zero gradë Celsius. Qarkullimi i masave të ajrit do të jetë i dobët dhe do të ndikoj negativisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, ndërsa pasdite nga juglindja”, njofton IHMK.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara