Nga dita e mërkurë, fusha të fuqishme anticiklonike që ndodhen mbi Evropën lindore, do të shtrihen mbi vendin tonë duke favorizuar mot më stabil, derisa masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore që do të shtrihen mbi rajon, do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.
31.10 – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.
1.11-2.11 – Të enjten mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Ditën e premte, mot shumë i ngrohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.
Temperaturat e ajrit, mbesin të larta, ndjeshëm mbi vlera mesatare, me tendencë të rritjes së mëtutjeshme. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 20C deri 23C, e të premten edhe deri në 25C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 5-15m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet lartë mbi vlera normale.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...