Gjatë javës mot më i ftohtë, i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe të reshura.
Vorbulla ciklonike me masa të ftohta ajrore, tashmë ka filluar të depërtojë mbi rajon, ku si rrjedhojë, solli rënie të temperaturave si dhe reshje të pakta shiu.
Nga mesi i javës, sipas parashikimeve të fundit, një tjetër vorbull ciklonike, po ashtu me masa të ftohta ajrore polare, do të depërtojë në lindje të rajonit, që do të sjell sërish mot më të ftohtë dhe mundësi për të reshura.
Mirëpo pas kalimit të kësaj vorbulle, në pjesën e dytë të javës fusha anticiklonike nga Evropa perëndimore do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell.
23.10 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.
24.10 – Paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e më vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 1200-1500m mundësi edhe për borë.
25.10-26.10 – Të enjten në mëngjes, vende-vende reshjet vazhdojnë. Gjatë ditës priten kthjellime dhe mot kryesisht me diell, por i ftohtë. Ditën e premte mot kryesisht me diell, në mëngjes mundësi për ngrica, e gjatë ditës më ngrohtë.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...