Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.
Këto masa gjatë ditës së martë do të fuqizohen dhe si pasojë do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Për derisa në viset e ulëta parashihen reshje shiu, në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s.
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi