Sot do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.
Fusha të presionit të ulët dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, sot kanë filluar të depërtojnë edhe mbi rajon, e më vonë gjatë ditës edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin sërish reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën vlera mesatare.
Ndërkaq, nga e mërkura fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot më stabil, më të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, e më pas sërish do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 12 gradë Celsius deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pasi do të zbresin deri në 19 C, gradualisht nga mesi i javës do të rriten në 29-31 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...