Ditët e para të muajit nëntor me mot shumë të ngrohtë, vranësira dhe diell.
Rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike mbi Evropën lindore, derisa në fundjavë nga Atlantiku një tjetër anticiklon nga ishujt e Azoreve do të depërtoj përgjatë Evropës qendrore dhe mbi rajonin tonë. Ndërkohë masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore vazhdojnë të shtrihen mbi vendin tonë, që do të favorizojnë rritje të temperaturave dukshëm mbi vlera mesatare.
2.11 – Mot shumë i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.
3.11-4.11 – Të shtunën mot shumë i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Ditën e diel vazhdon të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 23C deri në 24C. Në fillim të javës së ardhshme pritet të zbresin lehtë, minimalet deri në 6C, e maksimalet deri në 18C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 5-12m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres në vlera normale
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...