Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditët e ardhshme.
IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se në ditën e fundit të vitit 2018 pritet të ketë reshje të dobëta bore, kurse përgjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat do të zbresin në -7 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale për ditën e nesërme parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius”, thotë IHMK.
Më tittutje thuhet se nga dita e martë do të ketë rënie të lehta të temperaturave minimale duke vazhduar deri -7 gradë Celsius në fundjave, ndërsa maksimalet do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e javës që lamë.
Shtypja atmosferike vazhdon t’i mbajë vlerat e mbi normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...