Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në parashikimin javor të motit, ka bërë të ditur se sot pritet të ketë më shumë orë me diell.
Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se situatë e ngjashme do të jetë edhe nesër, duke mos përjashtuar reshjet e izoluara, të cilat mund të jenë prezente në disa lokalitete, por me intensitet të dobët.
Sipas IHMK-së vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.
Në viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 13m/s./
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...