Sot do të mbajë mot i ngrohtë, me elementet meteorologjike, që i përshtaten edhe fillimit të stinës së re, stinës së pranverës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat maksimale do të shënojnë rritje të lehta, derisa ato minimalet do t’i ruajnë vlerat e ditëve të fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18- 20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.
IHK njofton se java e ardhshme paraqitet me kushte tjera meteorologjike, duke filluar nga pasditja e ditës së diele./ arbresh.info /
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...