Edhe 3 ditët në vijim do vazhdojnë me shi. Meteorologët parashikojnë se në vendin tonë paraditen e nesërme do mbretërojë mot kryesisht me diell. Pasdite do të shtohen vransirat, e vende – vende me reshje të dobëta shiu, me mundësi edhe për bubullimë
Ndërkohë, të enjten pritet kryesisht mot me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Dhe, ditën e premte mot kryesisht me vransira, në mesditë mundësi për reshje lokale shiu, e në mbrëmje priten kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të mbesin rreth vlerave mesatare, por që gradualisht do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 26C do të zbresin deri në 24C, ditën e enjte.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-9m/s. Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e më pas gradualisht pritet të rritet rreth këtyre vlerave.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...