Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

22:05 | 30 Mars 2025
E.H

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vend për pesë ditët e ardhshme parashikohet të jetë me kushte të ndryshueshme atmosferike, me vranësira të shpeshta, reshje të herëpashershme shiu dhe intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së, më 7 dhe 8 prill një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë edhe në rajonin tonë, duke sjellë një masë ajrore të ftohtë.

E hënë

Moti do të jetë kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E martë

Parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga 3°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 8°C deri në 11°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

E mërkurë

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 °C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 17°C. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E enjte

Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat Vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 12°C deri në 16°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E premte

Moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 15°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme