Reshje të shiut që përfshinë vendin gjatë natës, vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës së enjtë.
Paradite parashihet të pushojnë, e mbetet mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë nga mesdita.
Temperaturat në rënie, zbresin deri në 1C e 4C, ndërkohë që pjesëve lindore e qëndrore të vendit, pasdite fillojnë edhe të reshurat e dëborës. Vetëm në pjesë më të ulëta, nga Dukagjini, do të jenë të përziera me apo vetëm të shiut.
Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-11m/s.
Reshjet e borës parashihet të vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës premtë duke formuar shtresë dëbore edhe pjesëve të ulëta.
Lokalisht mund të vazhdojnë orëve të pasdites. Reshjet e dëborës rikthehen natën me kalimin në ditën e shtunë.
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi
Vjedhja e votave në Prizren, Shaqir Totaj: Jashtëzakonisht i...
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Kurti: Mendimet tona janë me...
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon...
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...