Parashikimi i motit për këtë vikend

22:12 | 13 Janar 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

Ndërkaq për të dielën bëhet e ditur se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 6-9 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale