Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,shkruan arbresh.info.
Sipas këtij instituti të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende do të ketë kushte për mjegull të radiacionit e cila do të jetë afatshkurtër, të dielën mot kryesisht i vranët, ku pasdite vranësirat do të krijojnë kushte për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare./arbresh.info/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin