Situata meteorologjike mbi vendi tonë do të mbetet stabile edhe gjatë ditës së mërkurë, kurse të enjten mund të ketë reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira të pakta të mërkurën parashihen kryesisht për gjatë relievit malor, por edhe në lartësitë mesatare parashihen vranësira të shpërndara.
Të enjten parashihet të ketë aktivitet të vazhdueshëm të disa elementeve meteorologjike, duke bërë që gjendja në Troposferë të ndryshojë, e pasuar me kushte për reshje shiu.
Reshjet do të jenë intensitetit mesatar dhe vende-vende parashihen edhe shkarkime rrufesh.
Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj kujdes nga rrezet direkt të diellit, sidomos në orët e mesditës. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira./arbresh.info

“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...