Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe shumë më i këndshëm se ditët që lamë pas për shkak të ardhjes së një fronti të ftohtë ajror i cili po kushtëzon ulje të temperatruave.
Vende-vende priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ku më së shumti gjasa për rrebeshe të fuqishme shiu do të ketë veriperëndimi dhe perëndimi i Kosovës, lokalisht edhe ndonjë rajon tjetër.
Në rethinën e Pejës, Istogut, Junikut dhe Deçanit mund të ketë ndonjë rrebesh të fuqishëm shiu me vetëtima dhe bubullimë duke mos përjashtuar edhe disa rajone tjera.
Rrebeshe të fuqishme shiu nesër priten edhe në Mal të Zi dhe skajin verior të Shqipërisë, ndërsa në viset tjera pritet mot pak më i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Ditëve të ardhshme pritet mot pak më i këndshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale=afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot