Oficerët doganor kanë parandaluar një rast të tentim kontrabandimit të pajisjeve elektronike përmes autobusit në Vërmicë.
Dogana e Kosovës njofton se pas ndalimi të një autobusi personi përgjegjës ka deklaruar se posedon shtatë kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe një deklaratën doganore shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore. Mjeti është selektuar për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nën asistencën e policisë, përcjell Arbresh.info.
“Kontrollimi është kryer detajisht dhe është hasur në mall të fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit. Pas hapjes së pakove është zbuluar malli që kishte komplet për telefona i përbërë nga kufje, poëer bank, mbushës etj në sasi totale 500 komplete me vlerë mbi 6000 euro”, thuhet në njoftim.
Malli gjithashtu është kontrolluar për marka të mbrojtura tregtare, mirëpo nuk ka të stampuar logon apo përshkrim tjetër që cenon të drejtën autoriale. Mallrat ndalen përkohësisht deri në një vendim të ardhshëm nga sektori i kundërvajtjes doganore./Arbresh.info
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...