Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro.
Në njoftimin për media thuhet se ndalimi ka ndodhur dje në rrugën “Stanqiq” të Gjilanit, ku një automjet transportues me targa vendore me drejtues B.F., viti i lindjes 1976, kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme si: dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të tjera.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor./Arbresh.info/



Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!