Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një tentim kontrabande me produkte duhani në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Gjatë një kontrolli rutinë të bagazheve, zyrtarët doganorë dhe policorë kanë zbuluar gjithsej 200 pako cigare të markës “Marlboro e kaltër”, të fshehura në çantat e dy udhëtareve me shtetësi shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar, dy gratë ndodheshin në tranzit në Aeroportin e Prishtinës, duke udhëtuar drejt Londrës. Ato u ndaluan për kontroll pas dorëzimit të bagazheve të tyre, ku në secilën çantë u gjetën nga 100 pako cigare.
“Dy udhëtare të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë, të cilat udhëtonin përmes Prishtinës në Londër, pasi kishin dorëzuar bagazhet (çantat) e tyre janë ndaluar për kontrolle nga zyrtarët kompetent, ku gjatë kontrollit në dy bagazhet (çantat) e tyre janë gjetur nga 100 shteka (pako) me cigare të llojit Malboro e kaltër. Pasi që dy pasagjeret janë ndalur dhe tek të njëjtat janë hasur në total 200 shteka (pako) me cigare, të njëjtat janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...