Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e lëndëve narkotike.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se substanca është tentuar të futej në mënyrë të kamufluar brenda rrobave dhe është zbuluar në një xhaketë gjatë procesit të kontrollit.
Në njoftim thuhet se menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e tyre”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/


Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...