Gjatë patrullimit të policisë në territorin e Mitrovicës, sot rreth orës 13:30 është hasur një automjet transportues me targa vendore me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra.
“Policia ka arritur ta ndaloj automjetin të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1040 pako me gjëra ushqimore më vlerë rreth 14.000 euro. Malli dyshohet që është i kontrabanduar, andaj rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej”, thuhet në njoftimin për media.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganës e Kosovës do të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të parandalimit të krimit dhe kontrabandës së mallrave./arbresh.info/


Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar