Pas mesnatës, Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin me mallra në dy raste të ndryshme në zonën kufitare “Lindje” konkretisht në fshatin Pasjan, komuna e Parteshit.
Rreth orës 00:25 është ndaluar një veturë Mercedes me targa serbe me drejtues serb me iniciale M.S., si dhe vetura tjetër po ashtu Mercedes me targa të Serbisë me drejtues serb me iniciale serbe Z.I.
“Gjatë kontrollit tek vetura e parë janë gjetur dhe janë konfiskuar 35 arka x 20 shishe pije alkoolike, kurse tek vetura e dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithashtu 29 arka x 20 shishe pije alkoolike”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, malli i konfiskuar është përcjellë në terminalin doganor, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet nga njësiti kompetent./Arbresh.info/

Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit