Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka paralajmëruar do të merren masa ligjore ndaj të gjithë atyre të cilët, në situatën në të cilën gjendet vendi, si pasojë shfaqjes së koronavirusit, përhapin dezinformata dhe shkaktojnë panik tek popullata.
Veliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “PROPAGANDUESIT dhe DEZINFORMUESIT i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre”.
Postimi Veliut:
“Qytetarë të nderuar, KUJDES!!!
Në këto ditë që po kalon shteti ynë dhe bota në përgjithësi, në luftën kundër pandemisë COVID-19, persona të papërgjegjshëm, me qëllim, janë duke propaganduar dhe dezinformuar me lajme të rreme dhe të orkestruara, duke u munduar të shkaktojnë panik në popullatë.
U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që t’i verifikojnë të gjitha lajmet që i lexojnë, dhe mos të bien pre e këtyre dezinformatave dhe propagandës.
Ndërsa PROPAGANDUESIT dhe DEZINFORMUESIT i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre”, ka shkruar Veliu.
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...
Haxhiu kërkon që të hetohet edhe kreu i KQZ-së e deri te çdo...
Trump synon të ndërtojë një bazë të CIA-s në Venezuelë
Alcaraz arrin për herë të parë në karrierë gjysmëfinalen e A...
Arrestohen tre zyrtar komunal në Prishtinë, Prokuroria jep d...