Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka paralajmëruar bizneset se nëse nuk përfillin masat ndaj COVID-19, do të marrë masa
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Komuna e Vushtrrisë.
“Komuna po shqyrton mundësinë të ndryshojmë rregulloren komunale për gjobat mandatore për të shqiptuar masa për mos mbajtje të maskës dhe distancës sociale. Me këtë rast Kryetari Tahiri ju ka shpjeguar bizneseve që çdo gjë tashmë është e qartë, ose maska për personelin dhe konsumatorët ose mbyllje”, bëhet e ditur në njoftim.
Në Komunë, QKMF, Gjykatë dhe në dyqane, nuk lejohet hyrja pa maska.
“Me mbajtë maskë nuk është marre, me përhapë virusin edhe është marre por edhe është e kundërligjshme”, ka thënë Tahiri.
Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjisl...
Sulmohet arbitri që i bëri propozimin e martesës të dashurit...
Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...
Kosova e gatshme për kontribut në misionin ndërkombëtar në G...
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...