Në kuadër të “Dialogut me Mërgatën”, ministrja e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren Liza Gashi, zhvilloi përsëri një takim me përfaqësues të shoqatave të ndryshme të mërgatës.
Gjatë bashkëbisedimit ministrja Gërvalla njoftoi bashkëatdhetarët se dialogu i nisur i paraprin një strategjie të re, e cila do të reflektojë qasjen e re që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kjo ministri ka ndaj mërgatës dhe diasporës.
“Prioritet do të kemi ndër të tjera përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në konsullatat dhe ambasadat tona, institucionalizimin e kontakteteve me partnerët tanë ndërkombëtarë në shërbim të nevojave të mërgatës sonë, hartimin dhe implementimin e strategjive në fushat e diplomacisë ekonomike dhe kulturore në shërbim të promovimit të potencialit ekonomik, turistik, kulturor dhe sportiv të vendit, transferin e dijes nga mërgata në Kosovë përmes identifikimit të potencialit dhe përfshirjes së mërgatës në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore”, ka thënë Gërvalla.
Ndërkaq zëvendësministrja Liza Gashi vuri në pah në mënyrë të veçantë nevojën për përmirësimin dhe institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, duke e vënë theksin tek koordinimi më i mirë dhe përmirësimi i cilësisë së materialeve mësimore.
Gashi njoftoi të pranishmit edhe për konsultimet rreth një strategjie për regjistrimin më efektiv të mërgatës.
Përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme nga mërgata ngritën çështje me interes që lidhen me mësimin plotësues të gjuhës shqipe si dhe bashkëpunimin me ambasada dhe konsullata, si dhe nevojën për përfshirje në projekte që kanë të bëjnë me mërgatën./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...