Të dielën në fshatin Muçivërc do të mbahet një protestë për të kërkuar lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu, i cili u arrestua nga autoritetet serbe dhe po mbahet në paraburgim për një muaj nën akuzën për pjesëmarrje në njësitin policor gjatë sulmit në Banjskë.
Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje nga qytetarët dhe kanë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësuesit lokalë, që të bashkohen.
“Ju ftoj që të na bashkoheni me datën 15.06.2025, ditën e dielë që të jeni prezent në protestën e organizuar për lirim sa më të shpejtë për Arbnorin. Poashtu ftojmë të gjithë deputetët e Kosovës, pa dallime partiake të na bashkohen, po ashtu asamblistët e Komunës tonë që ta ngrisim zërin për këtë padrejtësi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë