Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se dje me datë 08.10.2020 Këshilli Drejtues i saj ka shqyrtuar gjendjen aktuale në shëndetësi gjatë muajve të Pandeisë COVID-19, punën e punëtorëve shëndetësor si dhe shtesës në pagë prej 300.00 euro të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Anëtarët e Këshillit Drejtues njëzëri ftojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës që:
1. Të kryejnë pagesën e stimulimit shtesë për muajin Korrik dhe Gusht 2020 për të gjithë ata të cilët kanë mbetur pa e përfituar këtë stimulimi si dhe
2. Të kryejnë pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalim dhe luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës për muajt Shtator dhe Tetor me pagën e muajit Tetor 2020.
Në rast të mos realizimit të këtyre kërkesave të lartëpërmëndura Këshilli Drejtues do të merr vendim për Grevë të Përgjithshme në të gjitha insitiucionet shëndetësore.
Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës gjithashtu i bën thirrje të gjitha partive politike që ti lënë më një anë agjendat e tyre dhe të bëhen bashkë e ta miratojnë Pakon Emergjente për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...
Ekspertja: Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, ka qenë ...
Parlamenti serb nuk e përkrah kërkesën e Kamberit për Komisi...
Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje