Pavarësisht njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, e cila bën thirrje për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë gjatë festave të Pashkëve Katolike dhe Ortodokse, përkatësisht më 2 dhe 9 prill të këtij viti, institucionet e vendit konsiderojnë se gjendja e sigurisë në Kosovë edhe pas zhvillimeve të fundit është e qëndrueshme dhe e qetë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Njësoj kanë deklaruar edhe zyrtarë nga KFOR-i, të cilët janë shprehur të gatshëm të ndërmarrin çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in.
Në anën tjetër njohës të çështjeve të sigurisë së vendit konsiderojnë që pikërisht komunikata e SHBA-së për Kosovën do të duhej të shërbente që institucionet e vendit të jenë të gatshme për çfarëdo rreziku eventual i cili mund të shfaqet ditëve në vijim.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar qytetarët për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë gjatë festave të Pashkëve Katolike dhe Ortodokse./Zëri/
Endrit Thaçi për marshin: Është shumë emocionues – sot nuk k...
Marshi për Drejtësi, OVL e UÇK-së: Ftojmë Specialen t’i numë...
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...