U kapën me afro 10 mijë euro të falsifikuara Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve me inicialet Q. A. dhe Sh. B.
Tek të pandehurit Q. A. nga Komuna e Suharekës dhe Sh. B. nga Komuna e Prizrenit, pas një operacioni nga zyrtarët policorë janë gjetur kartëmonedha në vlerë prej 9 mijë e 850 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “falsifikim i parasë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës