Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një personi për veprën penale të dhunës në familje.
Rasti kishte ndodhur më 20 tetor, rreth orës 17:30 minuta, në fshatin S të Komunës së Gjakovës, në shtëpinë e tyre, ku i pandehuri ushtron dhunë dhe keqtrajtim fizik ndaj nënës, motrës se tij dhe vëllait të tij.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se në ditën kritike për shkak të një mosmarrëveshje, i pandehuri revoltohet dhe e godet nënën e tij me shuplakë në fytyrë e me pas e godet edhe motrën pasi e njëjta kishte ndërhyrë për ti ndarë, derisa aty kishte ardhur vëllai i tij duke e larguar nga të dëmtuarat, dhe pasi që i njëjti ishte larguar nga aty i pandehuri i drejtohet vëllait me fjalët se “kur vjen në shtëpi kam me të mbyt”, me çka tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë dhe shqetësim emocional.”
“Gjyqtari i procedurës paraprake Driton Sadiku, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek të dëmtuarit, apo duke e përsëritur veprën penale”, njoftoi Gjykata.
I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 tetor 2025 dhe do të zgjasë deri më 20 nëntor 2025.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...